Myslimanët në Holandë janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë pas fitores së parashikuar të Partisë Populiste të Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë anti-islamik të Geert Wilders në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

“Si një musliman fetar, unë jam i shqetësuar,” tha Muhsin Kioktas, president i një grupi të interesit mysliman, duke folur sot në televizionin holandez. “Vërtet nuk e prisja këtë rezultat. Muslimanët po përballen me kohë të vështira”.

PVV e Wilders ka thënë se do të mbyllë xhamitë dhe do të ndalojë Kuranin, vuri në dukje Kioktas. Nëse populisti i ekstremit të djathtë arrin të formojë një qeveri koalicioni dhe të zbatojë axhendën e tij anti-islame, kjo do të thotë se myslimanët në Holandë nuk do të jenë më në gjendje të praktikojnë fenë e tyre lirisht, tha ai.

“Ne besojmë në demokracinë dhe sundimin e ligjit,” tha Kioktas, duke shtuar se ai respekton gjykimin e votuesve holandezë. “Por si një mysliman i devotshëm dhe fetar, unë jam i shqetësuar.”

PVV e Wilders doli si forca e parë në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb