FRANCE- Presidenti francez François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas sulmeve të cilat kanë goditur vendet e tyre, janë shprehur njëzëri se do të bashkëpunojnë ngushtë ndaj atyre që kryejnë terror.

“Gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, presidenti francez shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Francës ndaj Gjermanisë. Të dy liderët shkëmbyen mendime rreth natyrës së akteve të neveritshme të regjistruara në ditët e fundit në të dy shtetet, duke rënë dakord mbi domosdonë e një bashkëpunimi më të ngushtë përballë atyre që duan të krijojnë ndasi mes popujve dhe krijojnë një klimë terrori në mesin e popullatës”, shtoi presidenca franceze, thuhet në njoftim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb