Në 37-vjetorin e vdekjes, diktatori Enver Hoxha duket se u braktis edhe nga nostalgjikët e tij dhe të regjimit komunist. Ndryshe nga vite të tjera kur dhjetëra prej tyre shkonin për t’i bërë homazhe, këtë 11 prill në varrezat e Sharrës ishin të paktë njerëzit që kamera e News24 fiksoi pranë varrit të diktatorit.

Të pranishëm ishin edhe djali i Enver Hoxhës, Iliri me bashkëshorten Teutën, të cilët ndaluan për pak çaste dhe përshëndeten nga kamerat. Në sfond dëgjohej kënga “Për ty atdhe”, një ndër të preferuarat e Enver Hoxhës.

Mbi varr një kurorë e madhe me lule i dedikohej komandantit të përgjithshëm të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Lule kishte edhe në varrin e gruas së tij Nexhmije Hoxha e cila vdiq 2 vjet më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb