Kryeministri Edi Rama, bashkë me familjarë të 4 protestuesve të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar të vitit 2011, kanë bërë ecjen e përvitshme duke vendosur lule në vendin ku ata humbën jetën.
Ata vendosën karafila në vendet ku u vranë Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi 15 vite më parë.
Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.
Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.
