Kanë nisur tashmë homazhet në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

Pasi kreu nderimet e tij, aktori Timo Flloko u shpreh se e ndjera do të mbetet e pa harruar.

Ai ka rrëfyer për gazetaren Fatmira Nikolli edhe një nga kujtimet më të rralla që kishte me Margarita Xhepën.

“Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të.
Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë.
Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb