Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar sot homazheve në nder të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, të mbajtura në Universitetin e Arteve të Bukura.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë në analizë, publicistikë e botime. Artur Zheji ishte një zë më vete me analizat e tij, dhe edhe nëse nuk ishe dakord me pikëpamjet, mënyra e servirjes civile dhe e shtruar e mbrojtjes që ai bënte, të impononte respekt,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ndan dhimbjen me familjen, miqtë dhe kolegët e Zhejit, duke uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb