Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në homazhet për Haxhi Thaçin, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Thaçi, veçanërisht për nënën e Hashim Thaçit, Hyrë Thaçi.

Në fjalën e saj, Linda Rama tha se e kupton mirë dhimbjen e një nëne që ka një djalë në politikë, duke e krahasuar me përvojën e saj pranë nënës së Edi Ramës.

Ajo theksoi gjithashtu vështirësitë e të qenit bashkëshorte e një udhëheqësi politik. “E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta”, shtoi Linda Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumiren bacës Haxhi. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht nëna e një politikani. Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta. Çka nuk di dot fare në këtë ditë të trishtuar është se çdo të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë duke luftuar nëpër male”, tha Linda Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb