TOKIO- Kompania japoneze e makinave ”Honda” hodhi sot në treg në Japoni makinën me hidrogjen, tip ”Clarity Fuel Cell” përpara Evropës dhe SHBA-së duke u renditur si patriotja e saj ”Toyota” në këtë teknologji miqësore me mjedisin, por ende mjaft të kushtueshme.

“Ky automjet që shoqërohet vetëm me çlirimin e avujve të ujit… është i pajisur për një autonomi edhe më të madhe, rreth 750 kilometra, sesa tipi ‘Mirai’ që renditet numri një në rang global”, vuri në dukje ”Honda” në një deklaratë.

Furnizimi i plotë me hidrogjen i makinës mund të kryhet për vetëm tre minuta. “Clarity Fuel Cell’ është po aq e lehtë për t’u drejtuar si një automjet me benzinë”, siguroi grupi, ndryshe nga automjetet elektrike që disponojnë një autonomi të reduktuar. Megjithatë, prodhimi, me një finesë të spikatur, mbetet i kufizuar, me një çmim mjaft të lartë, rreth 61 000 euro, me një numër të kufizuar të stacioneve të furnizimit me hidrogjen.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: