Dashi
Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa më tej në dashuri. E sigurt do jetë që do kenë njohje të reja. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa më shpejt.
Demi
Do filloni një histori dashurie dhe do ju plotësohen shumë nga ëndrrat që keni pasur. Me paratë nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjellë vështirësi më pas.
Binjakët
Do keni thjesht disa takime, të cilat nuk do kenë përfundimet e pritura. Në planin financiar duhet patjetër të merrni masa sa më parë, sepse do keni disa shpenzime tepër.
Gaforrja
Do jeni gati për aventura, mjafton që të dilni me miqtë tuaj. Mundësitë do jenë të shumta. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nuk duhet tepruar me shpenzimet.
Luani
Do ju duhet të hiqni dorë nga çdo lloj shpenzimi në mënyrë që të mos kërkoni ndihmë më vonë. Sa i përket dashurisë, gjërat po ecin me ritme të kënaqshëm.
Virgjëresha
Do realizoni shumë takime, por vetëm disa prej të lindurve në shenjën tuaj do mund të nisin histori dashurie. Financat do përmirësohen tej mase falë një ndihme që do iu japin të afërmit.
Peshorja
As vetë nuk e kishit menduar se gjërat mund të ndryshonin kaq shpejt në jetën tuaj sentimentale. Një takim do ndryshojë çdo gjë sot. Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë.
Akrepi
Nuk do doni kurrsesi ta sakrifikoni lirinë që keni dhe të filloni një lidhje. Që buxheti të mos ketë probleme, do ju duhet të hiqni dorë nga shpenzimet për punë qejfi.
Shigjetari
Do gjeni më në fund shpirtin tuaj binjak. Çdo gjë do ketë një pamje tjetër sot. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm. Para se të shpenzoni, kontrolloni me kujdes buxhetin.
Bricjapi
Do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe nuk do kërkoni me ngulm dikë për ta pasur në krah. Situata financiare do përmirësohet paksa. Do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.
Ujori
Do keni kërkesa të shumta dhe sërish nuk do e gjeni dot personin që të përmbushë çdo lloj kërkese. Financat do jenë të qëndrueshme. Fatmirësisht për këtë sektor nuk do keni pse të shqetësoheni.
Peshqit
Do keni një sërë takimesh, por asnjëra prej tyre nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Nuk keni arsye perse të nxitoheni. Financiarisht do kaloni një ditë pa asnjë problem.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb