Dashi
Në përgjithësi jeta në çift do vijë duke u përmirësuar sot, megjithatë mund të ketë edhe nga ata që do i vazhdojnë debatet dhe mosmarrëveshjet.
Demi
Ditë jo shumë e mirë kjo si për çiftet, ashtu edhe për beqarët. Asgjë nuk do shkojë ashtu siç ju e kishit menduar dhe nuk do përjetoni asnjë emocion pozitiv. Me financat po ecni mirë.
Binjakët
Beqarët më në fund do kenë edhe dashuri me shikim të parë. Gjithçka do jetë më e bukur për ta. Me financat, gjërat do ecin si duhet. Nuk do ketë aspak vështirësi edhe për të kryer disa investime.
Gaforrja
Në jetën tuaj në çift është partneri, që si gjithmonë do bëjë komplimente dhe do mundohet të ruajë një klimë sa më të ngrohtë. Ju nga ana juaj mundohuni të paktën të shprehni ato që ndjeni.
Luani
Lidhja juaj do marrë bekimin e yjeve sot dhe gjithçka do shkojë për mrekulli me partnerin. Zënkat nuk do jetë aspak pjesë jetës suaj.
Virgjëresha
Klima për të lindurit në shenjën tuaj do jetë jo e duhur, kështu që më mirë të qëndroni edhe sot ashtu siç jeni. Ditë më vonë situata do ndryshojë edhe në financa.
Peshorja
Të dashuruarit do kujdesen për çdo detaj gjatë kësaj dite, në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e bukur. Beqarët me shumë gjasë do bien në dashuri.
Akrepi
Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë debat apo mosmarrëveshje me personin që keni në krah. Në planin financiar duhet të bëni çmos që ta ekuilibroni sa më shpejt situatën.
Shigjetari
Nuk do kaloni shumë kohë me partnerin dhe here pas here do ndiheni të vetmuar. Financat do përmirësohen si me magji falë një ndihme goxha të madhe që do ju japin të afërmit.
Bricjapi
Mos ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj në çift, sepse realiteti mund të jetë i hidhur dhe mund të zhgënjeheni tej mase. Financat do kenë përmirësime të vogla.
Ujori
Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr pranë atij që doni. Është koha e duhur për të kryer investimet e menduara.
Peshqit
Çiftet që kanë pak kohë që janë lidhur mund të kalojnë ndonjë krizë të vështirë gjatë ditës. Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit që në fillim.
