DASHI
Keni shumë mendime që ju sillen vërdallë gjë që mund t’ju bëjë të lini pas dore disa gjëra që keni për të bërë. Kushtoni më shumë vëmëndje punës. Mos u bëni të bezdisur me personat që ju rrethojne. Herët apo vonë kanë për tu mërzitur prej sjelljes tuaj.
DEMI
Jepini prioritet gjërave që janë më interesante dhe më të domosdoshme për ju. Sot mund t’ju vijë një ftesë që e prisni prej kohësh. Mos e refuzoni. Jo gjithmonë mund të keni mundësinë për të pasur të tillë rast. Kushtojini rëndësi këtij evenimenti.
BINJAKËT
Sot do të ndiheni pak si të lodhur, por mos u mërzisni sepse darka ka për të qënë me surpriza nga partneri juaj. Evitoni zënkat me partnerin. Duhet të bëheni të fortë dhe të rezistoni. Më në fund po shihni një rreze dielli që ka për t’ju ngrohur shpirtin.
GAFORJA
Ditë e përshtatshme për të bërë njohje të reja. Të reja nga ana e punës që duhet ti shfrytëzoni në maksimum. Kjo ditë do tju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj. Duhet të jeni të qetë!
LUANI
Duhet të tregoheni disi më të përgjegjshëm sot në pune nëse doni që gjërat të ecin mirë. Nëse keni pasur mosmarrëveshje me koleget tuaj nuk duhet të nxitoheni t’i jepni fund gjithçkaje. Jo të gjithë kënaqen nga arritjet tuaja .
VIRGJËRESHA
Mund të keni një ide biznesi për të prezantuar dhe ky eshte momenti më i mirë pasi do gjeni mbështetje për propozimin tuaj. Në qoftë se keni biznesin tuaj, kjo do ishte një javë e mrekullueshme për të tërhequr klientë të rinj. Një biznes ose një investim mund t’ju çojë prej një progresi të madh.
PESHORJA
Në qoftë se mund të merrni një pushim kësaj javë bëjeni këtë gjë Në qoftë se keni punuar intensivisht pa shumë pushim, një natë vetëm e qetë është e duhura. Një eksperience qetësuese ose shëruese si një masazh në vendin tuaj të preferuar do ju ndihmojë që të ringjalleni.
AKREPI
Do kaloni momente shumë të këndshme sot pranë familjarëve tuaj, do ju tregojnë disa plane për të ardhmen dhe ndonjeherë do ju duket sikur jeni në ëndërr. Në planin financiar shumë gjëra do vazhdojnë të ëcin ashtu si keni dashur. Gjendja do jetë goxha e mirë se kohë më parë.
SHIGJETARI
Dita sot do nisë e zymtë.Do konfliktoheni në punë për gjëra të kota dhe do jeni gjithë kohës në ankth.Përpiquni të tregoheni strateg, mos flisni para kohe.Mendohuni mirë para se të jepni përgjigjen përfundimtare.
BRICJAPI
Ditë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja në aspektin profeional.Do ju duhet të punoni fort për të arritur objektivat tuaja, konfliktet me një koleg do ju bejnë që të merrni vendime të rëndësishme, mbase dhe për mirë për ju. çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar.
UJORI
Marrëdhënia juaj e tanishme me kolegët dhe miqtë, do të duhet të vazhdojë të qëndrojë e qetë, duke u përpjekur të mos përkeqësoni situatat e tensionuara. Përpiquni të qendroni indiferentë për tu shmanguar nga problemet. Do të shihni që gjithcka do të shkojë më mirë për një kohë të gjatë.
PESHQIT
Koha nuk ju premton shumë për vendimet që duhet të merni në rastin më të parë. Veprimet duhet gjithmonë të pasohen nga veprime të tjera, si dhe mendimet, përndryshe ajo mbetet në harresë. Mundohuni të jeni më te vendosur në qoftë se ju nuk doni që të ketë surpriza.
