Dashi
Keni intuitë të fortë, e cila nuk ju zhgënjen asnjëherë. Do të dini se si t’u jepni përgjigjet e duhura anëtarëve të familjes dhe se si të silleni në angazhimet tuaja. Është koha për t’u marrë me angazhime të rëndësishme për jetën tuaj duke pasur të gjitha mundësitë.
Demi
Hënën sot nuk e keni aspak mbështetëse, sidomos në situatat kur do të mundoheni të bini në sy apo të tentoni të bëni gabime me vetëdijen tuaj. Është mirë të kërkoni ndihmën e një mikut tuaj për të shmangur problemet. Angazhohuni duke bërë aktivitete fizike për t’i mbajtur trupin dhe mendjen sa më të kthjellët.
Binjakët
Jupiteri ende vazhdon t’ju mbrojë dhe ju frymëzon për të ecur përpara drejt rrugës së suksesit. Keni tepër përparësi dhe mos hezitoni për të hedhur hapin e parë. Pikat e kontaktit i keni, kështu që vazhdoni drejt fitimit.
Gaforrja
Me Mërkurin kundër, sot situata nuk do të jetë aspak e këndshme. Nuk do të mund të keni rezultate të kënaqshme dhe nuk do të tregoheni produktivë në punën tuaj. Atëherë filloni të merrni masa sa jeni ende në kohë për të ndryshuar rrjedhën e situatës.
Luani
Një diskutim i zgjatur prej ditësh ju ka revoltuar shumë, por shumë më shpejt nga sa mendoni keni për të qartësuar situatën me ndihmën e një miku. Gëzohuni për këtë, pasi do të keni mundësinë të shijoni momente qetësie më pas me partnerin tuaj, pa e pasur mendjen te problemet e ditës.
Virgjëresha
Mund të ndiheni pak konfuzë sot para çdo vendimi dhe do të keni ide të paqarta në kokë. Keni për të marrë vendime të rëndësishme, por ende nuk jeni i sigurt nëse do ju duhet të bëni lëvizje me kaq rëndësi. Mos u ndikoni nga të tjerët, pasi kjo varet vetëm nga ju.
Peshorja
Sot do të tregoheni organizatorë të mirë në biznes dhe në aktivitete të tjera sociale. Do të tregoni se keni aftësi mjaft të mira drejtuese. Entuziazmi dhe optimizmi do t’ju japin mundësi që të jeni shumë më efikasë se zakonisht.
Akrepi
Mund të mbështeteni në dashurinë dhe mbështetjen e anëtarëve të familjes në lidhje me një çështje pak të ndërlikuar prej një kohe të gjatë. Tashmë mëritë e vjetra i keni lënë pas dhe keni bindjen se çdo gjë ka ndryshuar dhe s’keni për t’u përzier përsëri me situata të tilla.
Shigjetari
Sot do të jetë një ditë e gëzueshme për ju. Më në fund do të mund të merrni njohjen e meritave tuaja profesionale. Mundimi dhe sakrificat tuaj ia kanë vlejtur, kështu që shijoni ditën dhe shfrytëzojeni gëzimin për ta ndarë me miqtë tuaj më të mirë dhe familjarët.
Bricjapi
Sot do të arrini të ndihmoni të tjerët duke u angazhuar me disa punë bamirësie për të varfrit dhe të sëmurët. Dini se si t’i jepni këshilla një personi në nevojë, por keni mundësi edhe për përkrahje materiale. Konsiderojeni një shembull të mirë nga ana juaj për gjithë kolegët e tjerë.
Ujori
Konsiderojeni veten me fat që çdo gjë ju ecën siç dëshironi. Çdo gjë duket e realizueshme për ju dhe vështirësitë i konsideroni si kalimtare për të arritur sukseset tuaja. Por bëni kujdes me njerëzit, duke mos u treguar për çdo gjë të mirë tuajën, pasi xhelozia e tyre mund t’ju dëmtojë.
Peshqit
E keni treguar se keni ndjeshmëri dhe intuitë për ta kuptuar tjetrin dhe do të jeni të gatshëm t’i ofroni mbështetjen në këto momente, pavarësisht se ai/ajo nuk jua ka kërkuar një gjë të tillë. Gjithmonë bëni shumë për të tjerët, aq sa sakrifikoni edhe kohën tuaj më shumë sesa duhet.
