Dashi
Saturni do ndikojë negativisht tek jeta e çifteve. Nuk do kaloni shumë kohë me partnerin dhe here pas here do ndiheni të vetmuar. Financat do përmirësohen si me magji falë një ndihme goxha të madhë që do iu japin të afërmit.

Demi
Çiftet që kanë pak kohë që janë lidhur mund të kalojnë ndonjë krizë të vështirë gjatë kësaj dite. Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit që në fillim.
Binjakët
Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr pranë atij që doni. Është koha e duhur për të kryer investimet e menduara.
Gaforrja
Klima për të lindurit në shenjën tuaj do jetë e kontrastuar kështu që më mirë të qëndrojnë edhe sot ashtu si janë. Ditë më vonë situata do ndryshojë.

Luani
Mos ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj në çift sepse realiteti mund të jetë i hidhur dhe mund të zhgënjeheni tej mase. Financat do kenë përmirësime të vogla.
Virgjëresha
Në jetën tuaj ne çift është partneri qe si gjithmonë do bëjë komplimente dhe do mundohet të ruajë një klimë sa më të ngrohtë. Ju nga ana juaj mundohuni të paktën të shprehni ato që ndjeni.

Peshorja
Të dashuruarit do kujdesen për çdo detaj gjatë kësaj dite në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e bukur. Beqarët me shumë gjasë do bien në dashuri.
Akrepi
Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë debat apo mosmarrëveshje me personin që keni në krah. Në planin financiar duhet të bëni çmos që ta ekuilibroni sa më shpejt situatën.

Shigjetari
Në përgjithësi jeta në çift do vijë duke u përmirësuar sot, megjithatë mund të ketë edhe nga ata qe do i vazhdojnë debatet dhe mosmarrëveshjet.
Bricjapi
Lidhja juaj do marrë bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli me partnerin. Zënkat nuk do jetë aspak pjesë jetës suaj.

Ujori
Beqarët më në fund do kenë edhe dashuri me shikim të parë. Gjithçka do jetë edhe më e bukur për ta. Me financat gjërat do ecin si duhet. Nuk do ketë aspak vështirësi edhe për të kryer disa investime.
Peshqit
Ditë jo shumë e mirë kjo si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar dhe nuk do përjetoni asnjë emocion pozitiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb