Dashi
Kohët e fundit jeni duke u treguar disi të pa kujdesshëm. Kjo për faktin që jeni mbyllur në vete dhe nuk keni besim thuajse te askush që ju rrethon. Një zhgënjim të ndodhur, nuk e keni pritur fort mirë, dhe nuk keni lejuar as shpjegime më tej. Mundohuni të ndryshoni, sepse nuk ju bën mirë kjo gjendje.
Demi
Fal hënës në shenjën tuaj gjithçka po shkon siç ju e keni menduar për jetën tuaj personale. Vihet re më së miri lumturia që keni dhe përçoni kudo ku jeni. Ruajeni sa më gjatë këtë ndjesi, sepse është një shtysë shumë e madhe për të vazhduar me sukses dhe planet që keni për të ardhmen tuaj.
Binjakët
Pa e kuptuar as ju veten e gjeni veten përballë një tensioni që nuk ju pëlqen fare. Nuk po arrini të shpjegoni këtë gjendje dhe nuk jeni shumë në humor kohët e fundit. Zgjidhja më e mirë është të flisni hapur me një mik të ngushtë dhe të kuptoni diçka më shumë. Merreni më qetësi çdo gjë dhe mos e lodhni veten. Çdo gjë kalon me kohën.
Gaforrja
Çdo gjë doni të jetë në perfeksion në jetën tuaj dhe jo vetëm. Detajet janë ato që ju pëlqeni kaq shumë dhe nuk i kurseni në asnjë rast dhe event. Pjesëtarët e familjes ju besojnë çdo përgatitje sepse e dinë që ju nuk zhgënjeni asnjëherë. Kjo gjë ju lumturon pa masë dhe gjithmonë jeni të gatshëm të bëni më të mirën tuaj.
Luani
Gjallërojeni pak atmosferën në familje këtë të diel që duket disi e “përgjumur”. Gjithmonë keni ide shumë të bukura për të surprizuar personat që keni për zemër, ndaj sigurohuni që dhe këtë të diel mos të mungojnë. Për ju ka shumë rëndësi harmonia dhe surprizat pranë familjes.
Virgjëresha
Një mik që kishit kohë pa dëgjuar për te, do shfaqet përballë jush shumë papritur. Kjo do ju lumturojë, por dhe kuriozojë disi duke ju lindur disa pikëpyetje me veten. Më mirë do të ishte mos të angazhoheni shumë me te dhe të informoheni njëherë e mirë si është gjendja, më pas veproni.
Peshorja
Mendimi juaj personal është gjithmonë i rëndësishëm dhe pse ditën e sotme mund të krijojë një keqkuptim të vogël me një mik shumë të afërt. Si gjithmonë dëgjojeni deri në fund, por mos lejoni kurrsesi t’ju ndryshojë mendim dhe të bini kundër asaj që doni vërtet. Arsyetoni deri në fund gjithçka.
Akrepi
Keni shume kohë që doni të gjeni një ekuilibër midis familjes dhe angazhimeve tuaja të përditshme. Kjo po bëhet disi shqetësuese për ju, sepse dhe njerëzit që ju rrethojnë nuk janë fort mirëkuptues. Ngarkesat e punëve po i merrni me vete kudo dhe kjo po ju bënë të keni sjellje të vështirë për t’u kuptuar nga të gjithë.
Shigjetari
Jeni duke kaluar një situatë aspak të këndshme në ambientin tuaj të punës. Disa kolegë të bërë bashkë po bëhen një pengesë shumë e bezdisshme dhe kjo ka filluar t’ju irritoj shumë. Mblidhini të gjithë dhe foli hapu të kuptosh së çfarë nuk shkon vërtet. Mos e lejo të shkoj më tej kjo gjendje.
Bricjapi
Falë kalimit të Merkurit në shenjën tuaj punët po marrin një kthesë që ju e keni pritur prej kohësh. Mirë është të merrni me seriozitet të plotë këto ndryshime dhe të përfitoni më të mirën për të ardhmen. Bëni kujdes dhe me financat, sepse keni disa shpenzime në vazhdim.
Ujori
Në vend të marrëdhënieve kalimtare, keni nevojë për diçka më serioze dhe më të qëndrueshme në jetën tuaj. Shmangini këto fasada dhe përkushtohuni vërtet gjërave që ju japin kuptim dhe ju motivojnë për më tej. Angazhohuni me disa projekte që vlejnë për ju.
Peshqit
Zgjedhje dhe vendimet qe keni marrë nuk ju kanë zhgënjyer asnjëherë dhe kjo ju bënë të besoni akoma më shumë dhe në vazhdim. Burimet tuaja për sa i përket punës kanë rezultuar shumë të suksesshme. Vazhdoni bashkëpunimin dhe do keni rezultatet e dëshiruara. Tregojeni kudo vendosmërinë tuaj.
(BalkanWeb)
