Dashi
Ditë e përkryer për të kthyer faqen në dashuri. Duhet të hiqni dorë nga një person dhe qëllimet e tij të paqarta. Pranoni propozimet e udhëtimit që ju ofrojnë, pranoni mundësinë për të marrë kontakte me njerëz dhe mjedise të reja.
Demi
Prania e Hënës në shenjën tuaj sot nuk do të jetë aspak e pëlqyeshme, do t’iu bëjë të paqëndrueshëm. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për të mos humbur busullën sot. Mundohuni që zhgënjimet e vogla të mos i bëni të bujshme. Shmangni konfliktet, nuk jeni në ditën tuaj më të mirë për t’u përballur me njerëz apo situata konfliktuale.
Binjakët
Ditë përgjithësisht e mirë. Prania e Uranit në shenjën tuaj do të ndihmojë të zgjidhni me sukses një situatë të komplikuar. Për çështjet e zemrës bëni mirë të merrni edhe mendimin e miqve tuaj. Do të jenë pikërisht ata që do t’ju bëjnë t’i shihni gjërat ndryshe sot, duke ju çuar edhe drejt marrjes së vendimeve, të lëna pezull për shumë kohë.
Gaforrja
Do të merrni iniciativa të mira për festat e ardhshme, por marrëdhëniet emocionale do të mbeten në dyshim. Nuk duhet të shqetësoheni shumë për çdo gjë, sepse ditën e sotme duhet t’ia dedikoni vetëm argëtimit. Organizoni një mbrëmje me miqtë tuaj, është pikërisht kjo gjëja e duhur për të bërë, punët presin.
Luani
Hëna në shenjën tuaj do të bëjë të ndiheni mjaft aktive sot. Ide të shkëlqyera, ndryshime të papritura, por shumë pozitive do të ndodhin te ju sot e përgjatë javës në vazhdim. Është koha e duhur për të menduar edhe rreth festës së Krishtlindjes dhe dhuratave, mos hezitoni! Është koha e duhur për të bërë shpenzime.
Virgjëresha
Lëvizni në heshtje dhe mendoni me kujdes para se të merrni vendime të rëndësishme. Duke vepruar në impuls, ju rrezikoni vlerësimin e gabuar. Duhet t’u jepni fund kërkesave të tepërta të familjes dhe egoizmit të tyre, krijoni edhe ju hapësirat tuaja.
Peshorja
Dita është e përkryer për ata që si ju kanë nevojë për kontakte dhe për të ndarë me të tjerët interesat e tyre, mendimet dhe argëtimin. Do t’ju ofrohet një mundësi e bukur për të dalë nga rutina e përditshme dhe për të krijuar miqësi të reja me njerëz të rinj.
Akrepi
Hëna ushqen ambicie, megjithatë nuk është e përshtatshme për të bërë një hap shumë larg, ndoshta vetëm për të treguar atë që ju jeni të aftë. Mos e ekzagjeroni me shpenzime për pushime, të cilat nuk do të kenë suksesin e dëshiruar.
Shigjetari
Falë Hënës prezente në shenjën tuaj, jeni gati të ndërmerrni veprime të guximshme sot. Një udhëtim aventuresk, një marrëveshje me vendet e huaja, një deklaratë dashurie do të jenë disa nga opsionet e ofruara për ju sot. Ndihma dhe konsensusi në shoqëri do t’ju vijnë në ndihmë për të bërë një zgjedhje të duhur.
Bricjapi
Sot mund t’i gëzoheni një pushimi të ofruar nga një mik i veçantë. Nëse jeni në mesin e atyre që janë duke punuar, për ju do të jetë ndryshe. Është koha e një pushimi, pavarësisht punëve dhe angazhimeve tuaja. Kjo do t’ju tregojë edhe një herë sesi e pamundura kthehet në të mundur, mjafton bashkëpunimi dhe energjia e duhur për të pranuar ndryshimin.
Ujori
Hëna do të krijojë një serë situatash mjaft të këndshme për ju sot, sidomos për ata që vdesin të tërheqin vëmendjen tuaj me çdo kusht. Nëse ju jeni të vendosur të argëtoheni, bëjeni, është momenti i duhur. Ndiqni instinktet tuaja.
Peshqit
Sot duhet të shfrytëzoni rastin në qoftë se do t’ju jepet. Mos e neglizhoni, mund të jetë mundësia juaj e artë. Mos mendoni dhe mos ndërmerrni projekte për të ardhmen, por kushtojini vëmendjen e duhur të sotmes. Çdo gjë që ju do të bëni sot ka për t’ju ecur mbarë. Jeni në kulmin e energjive tuaja pozitive dhe duhet të shfrytëzoni këtë moment.
(BalkanWeb)
