Dashi
Të humbësh një mundësi të mirë nuk është e këndshme, por tani mos e dramatizoni. Kërkoni të tjera, ndoshta edhe më të mira, kështu do të keni diçka për t’u ngushëlluar. Mos u dekurajoni përballë dyshimeve të ndokujt. Nevojitet kohë për t’ia dalë që ta bindni.

Demi
Pozicionimi i Diellit dhe Hënës mund të jetë mundësia e duhur për të menduar rreth asaj gjëje që doni me të vërtetë, duke braktisur drejtimet që nuk sjellin gjë. Një përpjekje fizike e tepërt mund të t’ju krijojë shqetësime. Prandaj merruni me sport, por me masë.

Binjakët
Keni përjashtuar një person pa u menduar shumë, por tani duhet të ndreqni situatën, duke qenë se e keni kuptuar si është puna. Ju takon të bëni një hap mbrapa. T’u riktheheni gjërave është një lëvizje e zgjuar, kur e keni kuptuar se keni gabuar. Më mirë vonë se kurrë!

Gaforrja
Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë, edhe falë pozicionit të Marsit me shenjën e juaj si edhe mundësisë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

Luani
Nervozizmi i juaj i bashkohet dhe paqëndrueshmërisë së juaj, duke krijuar një miks shpërthyes. Më mirë të gjeni zgjidhje dhe të mos kërkoni më shumë probleme. Nëse nuk do të keni shumë punë, do të keni kohë për të bërë pazar e për të blerë gjëra që ju pëlqejnë, pse jo së bashku me një partner!

Virgjëresha
Puna e mërzitshme mund të presë, sot për ju vetëm argëtim dhe hobi të shëndetshme dhe të këndshme. Kështu mund të kaloni kohën duke pikturuar, apo edhe pas sobës, duke përgatitur ushqime të shijshme!

Peshorja
Për të hequr ndonjë mendim jo shumë pozitiv, mendoni për çdo gjë të bukur në jetën e juaj. Menjëherë do ta kuptoni se jeni shumë me fat! Të ndryshosh nuk është e gabuar, por para se të veproni duhet të keni në mendje në projekt shumë të qartë.

Akrepi
Pozicionimi i Hënës ju pengon, por ardhja e Marsit te Dashi nuk mund të mos ndodhte në një moment më të mirë, për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengese. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohës, tani me në fund gjithçka zhbllokohet.

Shigjetari
Nëse ke zvarritur për në fund detyrat më të mërzitshme, tani duhet të bëni përmirësime. Lërini mënjanë projektet fantastike, që nuk kanë lidhje me realitetin: kthehuni me këmbë në tokë.

Bricjapi
Një shëtitje jashtë shtëpisë është ajo që ju duhet për t’u shkëputur nga rutina e përditshme e ndoshta edhe për të vizituar vende të reja dhe interesante. Keni nevojë të ushqeni fantazinë tuaj, dhe leximi i një libri të mirë mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë.

Ujori
Jeni të shpërqendruar disi, por fatmirësisht qetësia e kësaj dite do t’i fshehë mirë dobësitë e juaja. Nuk do të keni probleme. Nëse nuk e dini diçka, mos bëni sikur e dini. Më mirë të thuash menjëherë të vërtetën, për të shmangur gjera të pakëndshme.

Peshqit
Ngjarje të rëndësime të lidhura me punën, janë bërë më urgjente me ardhjen e Marsit te kjo shenjë, duhet të jenë në përputhje me kërkesat e jetës në çift. Nuk do të jetë e lehte të gjeni në një ekuilibër midis jetës private dhe profesionale, por ju do t’ia dilni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb