Dashi
Ditën e sotme do të mbizotërojë një lloj mosmarrëveshjeje mes jush dhe partnerit tuaj. Do të jeni ju që do keni disa pakënaqësi dhe pa e kuptuar do shpërtheni në akuza drejt tij/saj. Ruani qetësinë dhe mos merrni vendime në inat e sipër. Gjithçka mund të ketë një shpjegim.
Demi
Pasi të keni mbyllur një projekt shumë të rëndësishëm për ju, ajo që doni të bëni është të rrini në shtëpinë tuaj dhe të qetësoheni. Lodhja e tepërt ju ka ndikuar në humor këtë kohë dhe kjo është shumë e dukshme. Përkushtojuni vetes që të rifitoni qetësinë për të cilën keni nevojë.
Binjakët
Bashkimi i Hënës me Jupiterin në shenjen tuaj sot do ju bëjë shumë të lumtur. Që në orët e para të mëngjesit ju do reflektoni qetësi dhe bukuri si asnjëherë më parë. Personat që keni në plan të takoni sot do t’ua vënë në dukje këtë gjë, sepse prej ditësh keni qenë disi të lodhur. Fati është me ju Binjakë sot.
Gaforrja
Do ta gjeni veten në mes të një debati të vogël sot, që t’ju prishë disi humorin. Asgjë nuk ka të bëjë me ju, por prania juaj në momentin e gabuar do ju përfshijë. E sigurt është që gjithçka do të qetësohet vetëm falë jush dhe ëmbëlsisë që ju përçoni. Pika juaj e fortë është komunikimi dhe kjo vihet re nga të gjithë.
Luani
E premte shumë e bukur ju pret ju Luanë sot. Një sërë negociatash, kontrata, nënshkrime që i prisnit prej kohësh mund të jenë më afër se asnjëherë më parë. Dialogu dhe bashkëpunimi do jenë kyç në këtë pjesë. Pas punës, ajo që doni më shumë është të qëndroni në shoqërinë e njerëzve më të dashur.
Virgjëresha
Dëshira juaj më e madhe është të ndani gjithçka me partnerin tuaj, së fundi edhe pjesën e angazhimit personal. Kjo marrëdhënie ju bën shumë mirë dhe të sigurt. Financat janë në gjendjen tyre më të mirë, sepse keni investuar shumë për to. Ju dini shumë mirë si t’i mblidhni financat tuaja.
Peshorja
Një dritë jeshile për ju sot, në një marrëdhënie që nuk shkonte mirë prej disa kohësh. Një takim i rastësishëm do bëhet motiv për një bisedë të gjatë, ku gjithçka do të shkojë për mrekulli. Hëna është mbështetëse sot në anën e Peshoreve.
Akrepi
Ditën e sotme keni nevojë për më shumë kohë që të qëndroni vetëm dhe larg gjërave që ju lodhin. Shpirti juaj ka nevojë për shumë meditim sot dhe asgjë më e mirë se rehatia e shtëpisë nuk ju vjen në ndihmë. Në mbrëmje zgjidhni miqtë më të mirë për të kaluar disa çaste.
Shigjetari
Nëse puna juaj ka të bëjë me komunikimin, me marrëdhënien me publikun dhe me ftesa për evente të ndryshme, gjithçka sot do të shkojë për mrekulli. Yjet në favorin tuaj do t’ju mundësojnë takime me persona, që veç punës, do të merrni edhe shumë përfitime profesionale për të ardhmen tuaj.
Bricjapi
Dëshira juaj më e madhe është të ecni përpara dhe me hapa të suksesshëm në një punë që keni nisur. Sigurisht, asgjë nuk është e lehtë, por qetësia dhe këmbëngulja juaj do bjerë shumë në sy dhe do ju hapen dyer të tjera. Mbajini sytë hapur për të kuptuar çfarë të mirash mund të përfitoni. Mos e zbehni këtë përpjekje që ju karakterizon.
Ujori
Do ta filloni që sot organizimin e fundjavës. Keni ditë që planifikoni diçka të tillë me partnerin dhe familjen tuaj, e ja më në fund, fundjava e duhur erdhi. Ajo që ju këshillojmë është që të merrni më të mirën nga ky pushim, sepse fillimi i javës do të jetë me shumë angazhime në fushën profesionale.
Peshqit
Shfrytëzojeni të gjithë kohën e lirë sot për ta kaluar me familjarët tuaj, sepse më vonë do jeni të angazhuar me punë dhe nuk do keni mundësi për t’u qëndruar pranë. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe, sepse do keni probleme. Përkushtojuni punës dhe shpenzimet lërini për një kohë më të vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: