Dashi
Nga pasditja Venusi do të fillojë kalimin në qiellin tuaj dhe ju do të dini të keni përkushtimin e nevojshëm në gjirin e familjes. Do t’ia dilni të përqendroni vëmendjen mbi gjërat e bukura që ju rrethojnë më shumë se tek ato që janë të kritikueshme.
Demi
Me Hënë në sfond, shenja juaj i buzëqesh Neptunit. Do të jeni më të ndjeshëm ndaj humorit të personave që ju rrethojnë. Zgjidhni me kujdes se me kë shoqëroheni. Do të keni mundësinë për të shprehur konkretisht altruizmin tuaj dhe të ndihmoni ata që janë në vështirësi.
Binjakët
Falë Venusit dhe Uranit në harmoni tek Dashi priten perspektiva interesante në sektorin e dashurisë, mbi të gjitha nëse jeni beqarë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndiheni mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’ju detyrojnë zgjedhjet edhe mendimet e tyre.
Gaforrja
Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur dhe nuk do të keni elasticitetin që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për të pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.
Luani
Venusi, Marsi dhe Urani tek Dashi mik po bëjnë gjithçka, nëse jeni beqarë, për t’u mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Pozicionimi i Saturnit është si gjithmonë garanci se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.
Virgjëresha
Hëna tek Demi e lehtëson tensionin e krijuar nga pozicionimi i Saturnit, që vazhdon të ketë kërkesa të ashpra dhe angazhuese. Merrni frymë! Me Neptunin që ju kundërshton, mund të zhyteni në dallgë dyshimesh çka do të sjellë mungesë rezultatesh.
Peshorja
Venusi, Marsi dhe Urani kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh, si edhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë se një gabim.
Akrepi
Përballuni me përditshmërinë me shumë qetësi. Gjëra të reja të vogla dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.
Shigjetari
Nëse jeni beqarë, falë Uranit, një stazh pune dhe një lundrim në internet mund të të sjellë një risi të këndshme. Me Saturnin tek shenja juaj, ndoshta do të jeni më i varur se zakonisht për aprovimin nga personat e dashur.
Bricjapi
Një Hënë e favorshme nga Demi është e përsosur për profesionin. Nëse ka pastaj një dashuri të re që po gatitet, mos humbi kohë dhe bëjeni të ditur! Mos u shqetësoni më për çështje që kanë të bëjnë më paraqitjen. Përqendrohuni në substancë, tek ekuilibri midis të qenit dhe të pasurit.
Ujori
Me Jupiterin tek qielli i Peshores mike, parashikohen përmirësime ekonomike. Do të njihni persona të rëndësishëm, te të cilët do të lini përshtypje të mira. Në dashuri do të tregoni iniciativë, jeni të aftë për t’i bërë të qartë me bindje partnerit ndjenjat dhe dëshirat.
Peshqit
Pozicioni i Hënës në lidhje me Neptunin në shenjën tuaj do të bëjë t’ju vijnë ide nga më të çuditshmet. Do ta kaloni ditën me kokën mbi re. Nuk do të jetë e thjeshtë të harmonizoni ndjeshmërinë tuaj me atë që keni afër, por duhet bërë.
(BalkanWeb)
