DASHI
Partneri juaj nuk e kupton gjendjen tuaj shpirtërore, mbase sepse nuk keni qenë shumë të qartë ose nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të folur më të. Përpiquni të shpreheni saktë, pasi vetëm kështu do arrini të komunikoni, duke filluar nga sot, sqaroni gjithçka.
DEMI
Do të zgjoheni çuditshëm sot. Ju ka lodhur shumë nata e mbushur me ëndrra. Janë ato të cilat do ju futin në mendime sot gjithë ditën. Do përpiqeni për domethënien e shumë simboleve të ndryshme. Ëndrra është përpjekur për tu treguar diçka.
BINJAKËT
Disa ndryshime të papritura mund të ndodhin sot. Mund ta gjeni veten përballë disa situatave pak të vështira. Do të viheni në provë për përdorim të pajisjeve të reja që nuk i keni përdorur më parë. Mos u frikësoni pasi mjafton përqendrimi.
GAFORRJA
Duhet ti lini pretendimet në ditën e sotme, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme për ju. Do ju jepen shumë mundësi, me qetësi zgjidhni të duhurën, e tashmja ka rëndësi për ju, pasi nuk dihet se çfarë do ndodhi në të ardhmen.
LUANI
Do jeni të kënaqur sot me veten dhe me të tjerët, do bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe nuk do e lodhni veten me dyshime të kota se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Keni mbështetjen e shumë njerëzve, dhe kjo do të thotë shumë për ju. Shfrytëzojini frytet e jetës.
VIRGJËRESHA
Një fat i papritur nga ana financiare do ju ndriçojë sot. Keni kohë që bëni shpenzime të mëdha dhe të pamenduara por përsëri qëndroni në këmbë. Pas disa ditësh do këshilloheni nga miq të mirë për menaxhim sa më të mirë të të ardhurave.
PESHORJA
Një telefonatë e papritur mund tu ndryshojë drejtimin sot. Ky person do ju sjellë lajme të mira edhe pse mund të jetë në humor mjaft melankolik. Një bisedë e gjatë mund t’ju ndryshojë ditën sot.
AKREPI
Sot do jetë një ditë e qetë, ngrohtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një çështje që ju mundonte prej kohësh. Jeni në rrugën e duhur, pasi familja jo vetëm që nuk të braktis asnjëherë por do ju jep këshilla mjaft të vlefshme, të cilat do i vini menjëherë në zbatim.
SHIGJETARI
Dita do të nisë më së miri, pjesa tjetër se si do përfundojë varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë nga qielli, çdo gjë varet nga ju dhe nga njerëzit rrotull jush. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.
BRICJAPI
Një mundësi mjaft e mirë sot për të realizuar një udhëtim, që do të mbetet gjatë në kujtimet tuaja. Por nuk do jeni vetë, do jenë miqtë tuaj të dashur ata që do ju shoqërojnë.
UJORI
Udhëtimet e shpeshta ju japin mundësinë edhe për njohje të reja. Mos u tregoni të ftohtë me njerëzit. Jepuni mundësinë për tu njohur më shumë pasi edhe mësoni gjëra të reja. Keni për të ndarë mjaft eksperienca.
PESHQIT
Nëse keni dikë të veçantë që ju jep këshilla të vlefshme, atëherë sot është momenti i duhur për të vrapuar tek ai dhe ti tregoni gjithçka që ju shqetëson. Mos u shqetëso se çfarë do mendojë për ju, përkundrazi do ju ndihmojë me këshillat e tij.
