Dashi
Çështjet personale nuk duhet të ngatërrohen me çështjet profesionale, edhe pse ndonjëherë mund të ndodhë. E rëndësishme është që të mos ndodhë shpesh. Sot, për shembull, mund të jetë e tepruar të reagoni në mënyrë jo të edukuar ndaj një telefonate që do të merrni.
Demi
Sot do të keni ndryshime, qetësohuni dhe merruni pak më shumë me veten. Ju e meritoni, por edhe nëse nuk do ishte kështu, keni vërtet nevojë të merreni me veten. Po filloni të shfaqeni edhe para të tjerëve në gjendje jo të mirë, dhe kjo nuk flet mirë për ju.
Binjaket
Keni një vizion të qartë për atë çka doni dhe kjo është shumë mirë, si për ju, ashtu edhe për personat rreth jush. Ajo që ju mungon është pak vullnet për ta çuar deri në fund diçka. Keni dhënë çdo njohuri tuajën dhe tani gjithçka duhet prezantuar më së miri.
Gaforrja
Keni gjetur hapësirën tuaj dhe kjo mund të jetë shumë mirë jo vetëm për ju, por edhe për ata që ju rrethojnë. Megjithëse keni pak frikë nga mundësitë dhe pritshmëritë që ju vihen përballë, sepse nuk doni t’i hyni në pjesë askujt. Nuk duhet të trembeni aspak, sepse është momenti i duhur për ju.
Luani
Keni disa çështje të vogla për të zgjidhur, që nuk po ju lejojnë të keni qetësinë që doni, sepse në mes janë disa njerëz që i doni. Më vonë, pikërisht këta njerëz do ju ndihmojnë të arrini këtë qetësi të munguar. E rëndësishme është që çdo gjë të mbarojë dhe të gjithë të jenë të qetë, sepse miqtë duhen për ditë të vështira.
Virgjëresha
Ndoshta jeni kushtuar shumë pas punës kohët e fundit dhe nuk keni lënë mundësi të hapur ndaj asnjë ndjenje këto kohë. Është momenti që duhet t’i lejoni njerëzit dhe veten të jepni dhe të merrni më shumë dashuri. Keni nevojë për njerëz që t’ju qëndrojnë pranë. Është një periudhë e vështirë në aspektin profesional.
Peshorja
Keni disa prioritete kohët e fundit, ndaj vazhdoni kështu dhe mos lejoni askënd t’ju prishë planet, mos e ktheni kokën pas, nuk është mirë. Është me rëndësi t’u jepni prioritet projekteve tuaja dhe mos i jepni shumë rëndësi asgjëje tjetër që ju pengon. Keni të gjitha të drejtat t’i vini të tjerët në provë dhe më pas t’u besoni.
Akrepi
Do të keni disa pakënaqësi të vogla sot, sepse nuk do merrni atë që prisni nga disa persona dhe pritshmëritë tuaja do të bien disi. Mos e humbni kohën tuaj; çdo gjë që mund t’ju bezdisë është mirë ta lini pas derës së shtëpisë, sepse nuk ju duhet.
Shigjetari
Pavarësisht dashamirësisë suaj ndaj disa personave, ata nuk do ta vlerësojnë shumë këtë gjë. Është një periudhë e vështirë dhe ka mundësi që njerëzit nuk e duan shumë këtë dashamirësi. Por, nuk do ta kenë edhe për disa kohë mendjen te ju, sepse nuk ju shohin me atë sy. Ndërkohë mund t’u përkushtoheni atyre që vërtet ju duan.
Bricjapi
Nëse keni dyshime së fundi te dikush, sigurohuni mirë që të mos gaboni dhe ky dyshim të mos e prishë marrëdhënien tuaj. Duhet të përpiqeni krejt i vetëm t’ia dilni kundër gjithë këtyre dyshimeve, ose të flisni hapur me personin e duhur. Ndonjëherë edhe mund të jeni gabim, ndaj mendohuni mirë para se të veproni.
Ujori
Keni humbur disa persona në të kaluarën dhe jeni disi mosbesues. Por kjo nuk do të thotë që do të ndodhë sërish, sepse ka ende persona që e dinë vlerën tuaj dhe nuk duan t’ju humbin. Secili nga ne ka përjetuar një situatë të tillë të paktën një herë, por çdo gjë duhet të lihet pas, sepse gjëra më të forta janë duke ardhur.
Peshqit
Gjithmonë keni pyetur veten se çfarë vendi keni në familje dhe në shoqëri, por asnjëherë nuk e keni kuptuar se sa i rëndësishëm është vërtet vendi juaj. Dikush do t’ju vërë në dukje se sa shumë mund të bëni ju për ambientin të cilit i përkisni dhe sa rëndësi kanë mendimet tuaja.
(BalkanWeb)
