DASHI
Ankthi do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite, një konflikt në rrethin shoqëror apo atë familjar do ju bëjë të ndjeshëm. Kujdes me ato që do thoni, pasi mund të lëndoni njerëz rrotull jush. Financat do jenë tejet problematike nëse nuk tregoheni të matur me shpenzimet.

DEMI
Planetët nuk do ndikojnë shumë sot në jetën tuaj në çift, prandaj dita nuk do jetë shumë e trazuar. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen edhe më të qetë. Beqarët do realizojnë disa takime me rëndësi, të cilat do i largojnë nga rutina dhe mund t’ua ndryshojnë jetën.

BINJAKET
Dita do të nisë me vështirësi pa fund dhe debate të forta. Punoni, tregohuni të arsyeshëm, pasi një rast i artë pune do ju vijë në dorë. Shfrytëzoni sa të mundeni çdo moment. Perspektivat janë të mira. Fati po ju favorizon, por jo çdo gjë lihet në dorë të tij, jeni ju me veprimet tuaja që i vini vulën çdo gjëje.

GAFORRJA
Do jeni me shumë fat sot ju që keni një lidhje. Emocionet që do përjetoni do jenë më të mëdha se më parë. Edhe beqarët do kenë një ditë goxha të favorshme. Që në mesditë do njihen me disa persona të rinj të cilët do i bëjnë t’u rrahë zemra më fort.

LUANI
Ditë jo e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni aspak në humor dhe kokëfortësia e partnerit do ju acarojë tej mase. Ka rrezik që herë pas here të keni mosmarrëveshje të forta. Për financat do ketë disa ndryshime për mirë.

VIRGJERESHA
Duhet të mendoheni mirë sot para se të kërkoni diçka nga familjarët tuaj, sepse në fakt gjithë këto kohë jua kanë plotësuar të gjitha dëshirat, ndërkohë që ju jo dhe aq. Në aspektin sentimental lëreni veten të lirë dhe bëni atë që do ju thotë zemra.

PESHORJA
Do jeni më shumë xhelozë nga sa duhet gjatë kësaj dite dhe do e acaroni gjatë gjithë kohës personin që keni në krah duke e kontrolluar dhe duke e pyetur për gjithçka që ka bërë sot. Tregoni maturi.

AKREPI
Ditë pozitive dhe e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më mirë se kurrë më parë dhe gati për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Por merrini gjërat shtruar, mos bëni veprime të nxituara por dëgjoni zemrën.

SHIGJETARI
Do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të kaloni më tepër kohë me personin që keni në krah. Marrëdhënia në çift do fillojë të përmirësohet. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm, edhe pse mundësitë për takime nuk do mungojnë.

BRICJAPI
Qielli i dashurisë do jetë i kaltër dhe pa asnjë re gjatë kësaj dite. Do ia kaloni mirë me dashurinë e zemrës dhe do siguroheni akoma më shumë se keni bërë zgjedhjen e duhur. Beqarët do jenë specialistë të joshjes dhe do e bëjnë menjëherë për vete personin që do pëlqejnë.

UJORI
Gjëja më e rëndësishme për ju është mbarëvajtja e jetës në çift, dhe për këtë do jeni gati të bëni sakrifica nga më të ndryshmet. Beqarët do ndihmohen nga yjet dhe do kenë një ditë ndryshe. Takimet do jenë vërtet impresionuese.

PESHQIT
Do jeni në humor të mirë sot ju që jeni në një lidhje dhe do ndiheni gati të bëni edhe sakrifica vetëm për ta bërë lidhjen më interesante. Beqarët do jenë realistë dhe të kujdesshëm. Kjo do i ndihmojë të mos bëjnë gabime dhe të mos lëndohen për asnjë moment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb