Dashi
Sot do të ndjeheni dy herë të kënaqur. E para se i keni dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, se tani do të jeni më të lirshëm për të kaluar një mbrëmje të më të qetë
Demi
Kuadri yjor është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së mirë duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju pëshpëritni në vesh. Kërkojnë t’ju ngatërrojnë.
Binjakët
Kontrastet e planetëve në shenjën tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.
Gaforrja
Edhe sot do të jenë shumë të çmuara energjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Erosi në rritje.
Luani
Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.
Virgjëresha
Në një harmoni të përsosur me atmosferën disi të freskët të kësaj periudhe, qielli juaj paraqet gjeometri yjore me të vërtetë sugjestive. Parashikohet një ditë mjaft intensive në shumë aspekte.
Peshorja
Mërkuri dhe Afërdita do t’ju kenë në “patronazh” gjatë gjithë ditës së sotme, prandaj do të ndjeheni dyfish të mbrojtur. Mund t’ju vijnë propozime të tillë që do t’ju bëjnë të mendoheni.
Akrepi
Do të nxitoni për t’i dhënë “dorën e fundit” një pune dhe pastaj impenjimi juaj kryesor do të jetë të gjeni mënyrën më të mirë për të kaluar këtë ditë. Pritet të jeni vërtet pasionalë në dashuri.
Shigjetari
Nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë diçka të madhe, por kujdes, nuk duhet të “fluturoni” me krahët e entuziazmit. Afërdita dhe Urani garantojnë për një mbrëmje plotë pasion.

Bricjapi
Rrugët për të arritur një objekti janë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Mirë dashuria por duhet të jeni më konkretë
Ujori
Pas disa ditësh plot tension ja ku erdhi edhe koha për të pushuar, për të cilën është rasti të thuhet se mezi pritet nga ana e shumë të lindurve të kësaj shenje. Një miqësi në krizë duket se ripërtërihet.

Peshqit
Pozicioni aktual i Mërkurit është shumë i favorshëm për këtë periudhë duke bërë që gjatë kësaj dite të jeni një gjëndje optimale shpirtërore e fizike. Një dashuri e re në horizont.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: