DASHI
Ditë e trazuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Komunikimi nuk do jetë i mirë mes jush dhe mund të lindin mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë sepse në momentin që më pak e prisni situata mund të dalë jashtë kontrollit.

DEMI
Ata që janë në një lidhje ka rrezik ta tradhtojnë partnerin me një person që dikur e tallnin. Kjo në fakt do jetë shkaterruese për lidhjen që keni krijuar. Në planin financiar do jetë një ditë e zakonshme dhe aspak problematike. Do arrini t’i kryeni shpenzimet e nevojshme.

BINJAKËT
Nuk do jeni aspak në humor gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe kjo mund të sjellë edhe ndonjë debat me partnerin. Si ju edhe ai do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë. Beqarët do jenë më pak kërkues dhe do mjaftohen edhe me disa cilesi të vogla të një personi. Mundesitë do jenë të shumta.

GAFORRJA
Ka rrezik që dita e sotme të jetë e veshtirë për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni menduar dhe mosmarreveshjet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do joshin gjithë kohës, por nuk do arrijnë të bëjnë për vete asnjë person serioz
LUANI
Ka rrezik që dita e sotme të jetë e veshtirë për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni menduar dhe mosmarreveshjet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do joshin gjithë kohës, por nuk do arrijnë të bëjnë për vete asnjë person serioz

VIRGJËRESHA
Dita e sotme do jetë e mbushur me çaste të lumtura për ju që jeni në një lidhje. Shfrytezojeni sa më shumë që të mundeni sepse nuk do pendoheni. Financat nuk do jenë aspak në gjëndjen më të mirë. Do kryeni shpenzime të konsiderueshme dhe keni probleme serioze.

PESHORJA
Nëse e keni gjetur tashmë shpirtin tuaj binjak. Sot do filloni të bëni plane mbi të ardhmen së bashku. Do diskutoni gjërë e gjatë dhe do bëni atë që është më e mira për të dy. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ashtu si janë. Miqtë dhe familjarët do ua zbukurojnë edhe sot ditën.
AKREPI
Do ndiheni mirë sot ju të dashuruarit dhe do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat sepse vetem në këtë mënyrë do e bejnë për vete personin që pelqejnë. Po u treguat të turpshëm dikush tjetër do ua rrëmbejë nga duart

SHIGJETARI
Pergatituni për gjëra të jashtëzakonshme sot ju që jeni në një lidhje. Partneri do mendojë t’iu bëjë të ndiheni si mbi re. Asgjë nuk do jetë e pamundur për të. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të kujdesshem dhe të mos pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet.

BRICJAPI
Mos kërkoni në asnjë mënyrë të dominoni mbi partnerin gjatë kësaj dite sepse ka rrezik që të nxitni probleme të mëdha. Beqarët nga ana tjetër do joshin gjatë gjithë kohës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar për ta njëherë e përgjithmonë.

UJORI
Nëse kohët e fundit keni hasur probleme në jetën tuaj në çift, sot do i shihni gjërat më me shumë optimizem. Do pendoheni për disa gabime dhe do mundoheni t’i ndreqni ato sa më shpejt. Beqarët nuk duhet të bëjnë gjëra të ndaluara vetëm për të pasur dikë në krah.

PESHQIT
Jeta në çift do jetë mjaft pasionante sot. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme dhe nuk do doni të ndaheni asnjë çast nga partneri. Beqarët duhet të tregohen më të hapur dhe të joshin sa të mundin. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb