Në një deklaratë zyrtare, presidenca e Houthëve, grupit të mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit, konfirmoi se në sulmin izraelit të së enjtes, u eliminuan kryeministri Ahmed al-Rahawi dhe disa ministra.

“Kryeministri Ahmed al-Rahawi dhe disa ministra të tjerë u vranë në sulmin e IDF-së të enjten e kaluar”, thuhet në reagim.

Në operacionin në Sanaa, Shefi i Shtabit Muhammad Abdel-Karim al-Ghammari mungonte nën rrënoja; ushtria izraelite vlerëson se edhe ai është vrarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb