Me sa duket, HTC ka në mendje një model të ri të telefonit për të cilin kemi raportuar edhe më herët. Më saktë, përsëri bëhet fjalë për modelin premium të HTC, Aero, pajisje që pritet të shfaqet në treg përgjatë nëntorit të këtij viti.

Lajmi për lançimin e HTC Aero është postuar në Tëitter nga Evan Blass, që ka thënë se pajisja do të jetë e kategorisë fablet, sepse ekrani i të njëjtës do të jetë paksa më i madh sesa i një telefoni të zakonshëm.

Ende nuk ka ndonjë detaj shtesë për pajisjen e re nga HTC. Pritet që HTC të sjell deklaratë zyrtare, gjatë muajve në vijim për modelin e saj të ri Aero, me të cilin kompania pretendon të rikthehet fuqishëm në lojë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: