Ashtu siç është pritur, HTC One M10 do të shkëputet nga dizajni i vjetër i serisë M dhe do të trashëgojë atë të One A9.
Këtë e vërtetojnë fotografitë të cilat janë shfaqur sot.
M10 duket më shumë si A9, por me disa dallime të vogla për nga pozicioni i kamerave, transmeton Koha.net. M10 po ashtu për dallim nga A9 nuk do të ketë altoparlantët stereo, as në pjesën e përparme as në pjesën e pasme, ndërsa sa i përket madhësisë M10 pritet të jetë me madhësi të njëjtë sikurse A9 përveç ekranit pak më të madh.
Ky telefon pritet të vijë me ekran 5.1-inç QHD AMOLED, procesorin Snapdragon 820 dhe kamerën UltraPixel prej 12 megapikselë. Ndërfaqja e përdoruesve e përditësuar Sense UI pritet të jetë shumë afër platformës Android.
HTC One M10 ndoshta mund të mos paraqitet në Kongresin Botërorë të Celularëve (Mobile World Congress – MWC), por mund të hidhet në treg më 11 prill.
(el.sp/BalkanWeb)
