Rikthehet seanca plenare pas një ndërprerje prej disa orësh. Pritet që të diskutohet oër marrëvrshjen e huasë nga SHBA-ja. 40 deputetë të mazhorancës kanë propozuar që seanca plenare të zhvillohet me dyet te mbyllura. Propozimi u miratua me 74 vota pro.

Seanca u zhvillua me debate te forta mes kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj, ku Shehaj solli në Kuvend një padi.

“Tërheq vërejtjen për një gjest në kundërshtim me rregullat dhe ligjet. Punonjësit kanë ardhur këtu për të mirën e përbashkët dhe nuk duhet të vendosen në situata absurde. Ne duhet të japim shembullin sesi respektohet ligji dhe jo sesi shkelet”, tha Peleshi

 

“Kërksa juaj për të zhvilluar seancë të mbyllur është skandalzoe. Sa i përket sjelljes sime, këtu kam një kallëzim penal për të gjithë ata që dhunuan një përfaqësues të opozitës.

Ju nuk e kuptoni që jeni bërë qesharakë me këto marrëvedshjet tuaja. Mendoni se do t’i shpëtoni drejtëisë duke bër marrëveshje me SHBA. E çfarë ndodhi, jeni peng të Belinda Ballukut dhe hetimet vijuan, përvecc shëprdorimit yyë detyrës iu ngrit dhe akuza për korrupsion. Hiqeni si proamerikanë por jeni tufë të korruptuarish të rëndomtë”, deklaroi Shehaj.

Më pas Peleshi paralajmëroi Shehajn për fjalorin e papërshtatshëm.

“Vërejtje për fyerje dhe përdorim të fjalorit joparlamentar”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb