Hugh Jackman thuhet se po kërkon një zgjidhje divorci me ish-bashkëshorten Deborah Lee Farness pasi ata nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore.

Tani, Jackman është i gatshëm t’i paguajë shumë para ish-gruas së tij nëse ajo nuk flet për atë që ndodhi pas dyerve të mbyllura të shtëpisë së tyre.

Marrëveshja, me një shumë të konsiderueshme, vjen me një kusht: Ish-gruaja e tij duhet të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti strikte dhe të panegociueshme. Kjo marrëveshje, sipas RadarOnline, është krijuar me kujdes për të mbrojtur detajet private të marrëdhënies së tyre.

Sipas burimeve të cituara nga The National Enquirer, pagesa e ofruar nga aktori i “Greatest Showman” është i kushtëzuar që Deborah-Lee Farnese të respektojë kontratën. Edhe pse nuk dihet se sa do të marrë ish-bashkëshortja e aktorit nëse mban gojën mbyllur, shkrimet e huaja flasin për dhjetëra milionë dollarë. Madje raportohet se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me çështje financiare, por fokusohet më shumë në ruajtjen e kontrollit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas një burimi pranë ish-çiftit, shqetësimi kryesor i Jackman nuk janë paratë, por mbrojtja e sekreteve të tij, pasi ai ka dëshirë t’i mbajë ato të fshehura nga publiku.

“Shqetësimi i Jackman nuk ishin kurrë paratë, por kontrolli. Ai është një njeri me shumë sekrete dhe nuk dëshiron që asnjëra prej tyre të zbulohet ”, pohon burimi.

A ka të bëjë marrëveshja me seksualitetin e tij?
Çifti u nda pas 27 vitesh martesë, ndërsa arsyeja mbetet e panjohur. Në vitin 2003 nisën të qarkullojnë disa thashetheme për seksualitetin e aktorit, ndërkohë që nuk janë të paktë ata që pohojnë tashmë, pas lajmit të marrëveshjes, se ylli dëshiron të sigurojë që Deborah Lee Furness të mos zbulojë sekretin e tij të madh. Por asnjë nga këto nuk konfirmohet apo mohohet për momentin.

Raportet thanë se çifti po kalonte një krizë në martesën e tyre kohët e fundit. “Ata jetonin sikur të ishin ndarë shumë kohë përpara se të shpallnin divorcin”, thotë një burim pranë tyre për US Weekly.

“Nuk u befasuam aspak. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, miqtë dhe familja e tyre e dinin për këtë”, shton ai. Madje ai tha se problemet mes tyre ndoshta kishin nisur shumë kohë më parë, kur aktori u kthye në Broadway, në shkurt të 2022, për filmin “The Music Man”.

“Deb nuk shkonte shumë shpesh në prova. Në fakt e kishin parë duke fjetur gjatë kohës së tyre”, thotë i njëjti burim.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se ndarja e tyre nuk ishte për shkak të një personi të tretë, por që të dy ishin larguar aq shumë sa kishin arritur të jetonin si “shokë dhome”.

Për shumë vite, ka pasur zëra se Hugh Jackman është homoseksual. Ai nuk e ka konfirmuar asnjëherë informacionin, ndërsa bashkëshortja e tij është pyetur shumë herë për aktorin.

Ylli australian ishte e ftuar në emisionin “Ann’s Brush With Fame” në vitin 2020 dhe më pas, asaj iu kërkua të përgjigjet për seksualitetin e bashkëshortit të saj.

“Në këto revista çdo gjë është jashtë mendjes së tyre. Hugh ka qenë “gay” për shumë e shumë vite. Edhe unë “isha” homoseksuale kur luajta Shame në 1988. Të gjithë u tronditën kur u martova. Është e gjitha një gabim. Është sikur dikush t’i thotë Elton Xhonit se është i drejtë. Unë jam i sigurt se ai do të jetë i inatosur. Nuk është e drejtë. Dhe në fund, për çfarë po flasim? Nëse ai është vegjetarian? Nëse është homoseksual?”, ishte përgjigjur në atë kohë Deborah Lee Furness, pa dhënë një përgjigje të qartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb