Gjorgje Mijatoviq, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Vojin Mijatoviq, ka gjetur vdekjen të dielën në Beograd, është konfirmuar për ATV të Banja Llukës.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mijatoviq ka vdekur pasi është rrahur nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac, përcjell Telegrafi.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, ai është rrahur nga dy të rinj të cilët kanë ikur dhe janë në kërkim të policisë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.

Djali i Mijatoviqit është ankuar te babai i tij se të rinjtë po e ngacmonin në afërsi të parkut.

Më pas Mijatoviqi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb