Një fëmijë i mitur i moshës 3-4 vjeç është gjetur i vetëm nga qytetarët pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Vogëlushi është veshur me xhinse blu dhe bluzë me kapuç gjithashtu ngjyrë blu.
Qytetarët e kanë dorëzuar të miturin te Policia dhe blutë e kryeqytetit njoftojnë se ai gjendet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Policia kërkon që familjarët të telefonojnë në numrin 112 ose të paraqiten pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë
Ditën e sotme, më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
(BalkanWeb)