BalkanWeb ka zbuluar pamjet e para pas incidentit të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës ku një makinë shpërtheu pasi një lëndë plasëse ishte vendosur në të.

48-vjeçari Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Gazetari Enrik Mehmeti bëri me dije për ‘BalkanWeb’ se automjeti po dilte nga një lavazho dhe do të udhëtonte drejt qytetit.

I plagosuri nuk ka precedentë penalë dhe nuk dihen ende shkaqet e vënies së lëndës plasëse. Alushaj ende nuk ka dhënë informacione për uniformat blu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Agron Alushaj

Agron Alushja Shperthimi Ne Vlore

Policia e Vlorës është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarje, duke vendosur postblloqe në disa zona të qytetit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: