GREQI – Këngëtari i njohur grek Pantelis Pantelidis ka humbur jetën në një aksident tragjik në Athinë.
32-vjeçari është aksidentuar mëngjesin e sotëm, teksa po kthehej nga një lokal ku kishte performuar.
Shpejtësia e madhe ka qenë shkaku që makina të përplaset në një pemë, duke shkaktuar vdekjen e këngëtarit grek.
Në makinë bashkë me të ishin edhe dy femra dhe një tjetër mashkull.
JA KUSH ISHIN 2 VAJZAT NË MAKINËN E KËNGËTARIT
Sipas portalit “Zougla”, dy vajzat që ndodheshin në makinë më këngëtarin Panteli Pantelidis, në momentin e aksidentit, janë Mirsini Arnautis dhe Evgenia Stiliani, të moshës 20 dhe 29-vjeçare. Sipas mediave greke, dy vajzat ndodhen në spital, njëra prej të cilave në gjendje të rëndë, por të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.
(d.b/BalkanWeb)
