ELBASAN
Një aksident është regjistruar në Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi në fshatin Dopaj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Rr.Ç., rreth 38 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 918 FP, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)
