Ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, përgjatë pjesëmarrjes në homazhet për të ndjerin gjyqtarin Astrit Kalaja e konsideroi këtë vrasje si një akt barbar.
Sipas tij, me këtë ngjarje kanë rënë këmbana alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë.
Manja tha se sistemi i drejtësisë ka humbur një gjyqtar me integritet siç është sipas tij, Astrit Kalaja.
Manja: Jam sot këtu për ti dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002-2007, ku i ndjeri miku im Astrit Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër, ndërsa unë drejtoja Prokurorinë e Shkodrës.
Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet, një njeri model, një familjar të devotshëm, ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse. Unë kam deklaruar se është një akt barbar, dhe kambana alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë.
