Milan Skriniar nuk ia del dot dhe ngre flamurin e bardhë. Mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Sllovakisë.

Siç njoftohet nga federata sllovake, qendërmbrojtësi i lindur në 95-ën i është nënshtruar vizitave të mëtejshme nga mjekët e kombëtares për shkak të një problemi në shpinë, gjë që e kishte bërë të padisponueshëm për ndeshjen e fundit të Nerazzurrëve kundër Juventusit të dielën e kaluar.

Skriniar nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Francesco Calzona për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Bosnjës, ndeshje të vlefshme për raundin kualifikues të Euro 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: