Linda Buzo është inxhinierja me historinë motivuese të transformimit , e cila ka humbur plot 52 kg. Ajo është një frymëzim për të gjithë, pasi pasha e saj ishte plot 116 kg. E ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa, Linda tregoi sesi nisi rrugëtimi i saj.

“Gjatë një udhëtimi për punë në Itali në vitin 2000, takova një zonjë, e cila më propozoi një program që duhet të ndiqja për të qene në formë.

Unë atë nuk e lash as të fliste pasi mendoja se isha shumë mirë me trupin që kisha. Më dukej vetja shumë e bukur, por tani që e shoh ndryshimin është si nata me ditën.

Kam mesazh për të gjitha zonjat, duhet të kujdesen për veten dhe të bëjnë aktivitet fizik, të jetojnë shëndetshëm pasi vetëm kështu do munden të falin dashuri për të gjithë familjen”- tha Buzo për News24!

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: