TIRANE– Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish- kreu i PD në njësinë 8 në kryeqytet njëkohësisht futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, Perikli Dhales.

Lajmi për vdekjen e Dhales është bërë me dije në rrjetet sociale nga Ervis Xhako, i cili njofton se ceremonia mortore mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e Tufinës.

Postimi i Ervis Xhakos:
Miq! Ju njoftoi se, pas nje semundje te rende dhe teper akute u nda nga jeta, PERIKLI DHALES, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njesia 8!
Varrimi behet sot, e Enjte, ora 17:00 ne varrezat e Tufines.
Ngushellime te sinqerta bashkeshortes se tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne paqe, Pere!

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: