Megjithëse duhet të vuajë dënimin me 15 vite e 5 muaj burg për trafik droge, Moisi Habilaj, i cili e kishte bazën e operacioneve mes Katanias, Lentinit dhe provincës së Raguzës, nuk do të shkojë pas hekurave të paktën për momentin.

Që nga fillimi i janarit 2021, trafikanti i drogës i ka humbur gjurmët dhe nuk është më i kapshëm. Një arratisje – e zbuluar nga MeridioNews – e mbështjellë në mister, me disa aspekte jo shumë të qarta dhe për të cilat policia nuk është shprehur asnjëherë në mënyrë zyrtare.

Habilaj, pasi u dënua në shkallën e parë dhe kishte kaluar gati një mijë ditë në burg, për shkak se iu nënshtrua masave të parandalimit që nga blici i 2017-ës, iu nënshtrua arrestit të shtëpisë. Kërkesa e avokatëve të tij ishte vendimtare. Kështu në verën e vitit 2020, 44-vjeçari u transferua, pa byzylyk elektronik, në shtëpinë e vëllait të tij Gazmend pa rekorde kriminale në San Michele di Ganzaria, në Calatino.

Datat që duhet të rrethohen me të kuqe në kalendar janë dy. Ajo e datës 17 dhjetor 2020, kur në procesin e Apelit mbërrin konfirmimi i dënimit me 15 vjet e 5 muaj dhe ajo e 30 dhjetorit 2020. Te kjo e fundit Habilaj merret nga policia dhe dërgohet në komisariatin e Caltagirone. Disa orë ballë për ballë me agjentët, nuk dihet pse, dhe më pas kthimi në shtëpinë e San Michele di Ganzaria, ku burrit i ishte bashkuar tashmë gruaja e tij që kishte ardhur nga Shqipëria. Kalojnë disa ditë, gruaja niset për në Ballkan dhe trafikanti zhduket në ajër, duke filluar arratisjen. Që atëherë heshtje absolute.

Burri, pavarësisht zërave të vazhdueshëm nga Shqipëria, nuk është përfshirë asnjëherë zyrtarisht në programin e mbrojtjes, të rezervuar për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmet indikacione që iu dhanë magjistratëve ishin ato të dhëna gjatë gjykimit të shkallës së parë, kur Habilaj u ndalua në burgun Bicocca në Catania. Pak pranime dhe asnjë akuzë ndaj ish-kushëririt ministër. Çështja e drejtësisë italiane ka pasur një vazhdimësi jo vetëm politike, por edhe hetimore në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb