23-vjeçarja Sikela Përroj është një nga viktimat e aksidentit të frikshëm mbrëmë në Tiranë. Një makinë që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin në mbikalimin e Saukut dhe përfundoi në autostradë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 23-vjeçarja, ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.

Raportohet se ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa familjen e kishte jashtë vendit. Bashkë me të humbën jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier. Ky i fundit dyshohet se drejtonte ‘Audin Q8’ me shpejtësi mbi 260 km/orë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb