SHKODER- Përcillet për në banesën e fundit Florenc Beqiraj, i riu që humbi jetën në rrethana ende misterioze në Marsejë të Francës.

23-vjeçari nga Shkodra, djali i vetëm i familjes Beqiraj, do të prehet në vendlindjen e tij. Arkëmorti i tij udhëtoi nga Franca drejt Shqipërisë me avion, e më pas u dërgua në banesën e tij në Shkodër, ku iu dha lamtumira e fundit nga familja.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët dhe të afërmit e tij, qytetarë të Shkodrës, iu bashkuan kortezhit për në varreza, ndërsa nuk mungonin as pankartat me thirrjet për drejtësi. ‘Duam drejtësi për djalin tonë’, thuhej në një nga pankaratat.

23-vjeçari humbi jetën në 23 dhjetor në një spital në Marsejë, ku ishte prej disa ditësh në koma, pasi në rrethana ende të paqarta mbeti pa ndenja gjatë kohës që ishte në burg. Pavarësisht se autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten, familjarët e tij hedhin poshtë këtë version, ndërsa akuzojnë se ai është tentuar të mbytet në burg. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

pamje nga varrimi i beqiraj

varrimi i beqirajt
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb