Daniel Shima, ish zv/drejtori i AKSHI do të merret në pyetje sërish nga ana e policisë. Mësohet se Shima do të japë dhe njëherë sqarime për itinerarin e tij në 10 orët e ‘zhdukjes’.
Shima u paraqit mbrëmjen e djeshme në komisariat, pas kallëzimit të bërë nga familja në polici.
Ish zv drejtori i AKSHI ka thënë se është larguar me dëshirë nga banesa. Largimi i tij misterioz bën që autoritetet ta marrin sërish në pyetje Shimën.
Daniel Shima ka mbajtur postin e zv drejtorit në AKSHI dhe në mesazhin e fundit që iu ka dërguar familjarëve para zhdukjes shkruhej: ‘Po më arrestojnë’.
(BalkanWeb)
