Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur pushimi i shoferit në Divjakë. I plagosur ka mbetur një 65-vjeçar.
Mësohet se 65-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë në drejtim të Divjakës, ndërsa në dalje të fshatit Gur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.
I plagosur është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Segmenti rrugor pushimi i shoferit Divjakë është një aks shumë i frekuentuar nga motoçikleta dhe në të shkuarën ka pasur aksidente të rënda deri dhe humbje jete nga aksidente e ndodhura.
