Vogëlushja që shihni në foto është Sasha, 9-vjeçarja e cila është viktimë e luftës në Ukrainë.

Vajza, mbeti e plagosur gjatë një sulmi nga ushtria ruse më 4 mars, ku fatkeqësisht humbi dhe njërin krah, ndërsa babai i saj ndërroi jetë.

Tashmë vogëlushja ndodhet në shtëpinë Palidoro të Fondacionit të Fëmijëve Ronald McDonald në Itali, duke i shpëtuar përfundimisht tmerrit të luftës, ndonëse jeta e saj tashmë ka marrë një tjetër kuptim, ndërkohë që njihet si simbol i luftës në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: