Këngëtari Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale, duke reaguar për herë të parë pas humbjes tragjike të vëllait të tij, Elidion Kelmendi.

Përmes një mesazhi emocional, Gjesti ka falënderuar të gjithë ndjekësit dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë atij dhe familjes së tij gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ai shprehet se ka pasur nevojë të qëndrojë larg rrjeteve sociale për t’u përqendruar te vetja dhe familja, por thekson se mbështetjen e publikut e ka ndjerë gjithmonë pranë.


Këngëtari ka ndarë gjithashtu lajmin se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës, duke e cilësuar atë si vendin ku i përket.

“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të jeni mirë. Ka kaluar kohë që nuk jam shfaqur. Ju falënderoj nga zemra që më keni qëndruar pranë mua dhe familjes sime në këtë periudhë të vështirë. Ishte e rëndësishme për mua të rrija larg rrjeteve sociale dhe të merresha me veten dhe familjen. Ju kam pasur gjithmonë në mendje dhe në zemër, ashtu siç më keni pasur edhe ju mua. Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri, me shëndet, lumturi dhe familje. Të tjerat vijnë vetë. Dua t’ju bëj me dije se në janar të vitit 2026 i rikthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua dhe ju falënderoj shumë”, shprehet Gjesti në videon e publikuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb