Tirana dështoi të fitonte kampionatin këtë sezon, teksa e mbyll edicionin në vendin e dytë. Pas ndeshjes së fituar 1-2 me Erzenin, tekniku i bardhebluve, Orges Shehi tha se ekipi bëri të pamundurën, por fati i titullit nuk ishte në dorën e tyre. Gjithashtu, ai ka rezerva për faktin se Partizani fitoi titullin me pikë të barabarta me ta (Ia dolën të kuqtë pasi janë më mirë në ndeshje direkte).

“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenim energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore.

Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënonim më parë, por tani s’na mbetet më asgjë tjetër veç ta humbim kampionatin me pikë të barabarta.

Rregulloret janë të shkruajtura e bardha në të zeze, kështu që unë mendoj se nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja.

Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djersë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë çunat.

Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës.

Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”, deklaroi Shehi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: