Juventus pësoi humbjen e parë në kampionat, me bardhezinjtë që u mundën 2-1 me përmbysje nga Napoli. Nuk mund të jetë i lumtur pas kësaj ndeshje, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Thiago Motta, në konferencën për shtyp.

“Jemi përballur me skuadra të forta. Napoli është i pari në tabelë dhe me meritë. Tani të gjithë energjinë tonë ta vendosim për ndeshjen e Champions ndaj Benfikës.

Luajtëm një pjesë të parë të mirë, por nuk mund të them të njëjtën gjë për të dytën”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb