Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi dha mendimin e tij për humbjen 2-1 ndaj Kukësit.

“Ishim në kontroll gjatë gjithë kohës, nuk ishim në vështirësi në asnjë minutë. Djemtë më thanë se menduan se ra bilbili dhe prandaj lanë lojën te goli. Patëm shumë raste për të shkuar 3 apo 4-0 por ky është futbolli. Ne ishim superior ndaj kundërshtarit. I kisha zgjedhjet e detyruara, Osmanllari dhe Zeka janë të dëmtuar. Nuk është se kishim rrezik nga kundërshtari.

Dy episode na kushtuan ndeshjen, mungesë perqëndrimi. Djemtë krijuan një volum loje dhe besoj se merituan shumë më shumë nga kjo ndeshje pasi e kemi dominuar në çdo aspekt. Nuk e mendoja asnjë sekond që do të humbja ndeshjen. Te goli, të 11 lojtarët tonë ishin inaktivë pasi menduan se ra një bilbil. Vetëm kështu mund t’u humbiste kjo ndeshje.

Mënyra sesi kemi hyrë në fushë me Skënderbeun e Kukësin nuk kishte shenja euforie pas asaj fitoreje me Tiranën. Nuk besoj që një ekip tjetër në Superiore të krijoj kaq shumë raste sa ne. Futbolli kështu është. Ndeshja me Tiranën nuk ka ndikuar fare” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: