Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas humbjes 2-1 ndaj Tiranës.
“E kishim studiuar shumë mirë këtë pjesë. I kishim lënë lojtarët 1 kundër 1. Në pjesën e dytë morëm një gol në tranzicion, ku lojtari mund të kishte bërë faull dhe të ishte ndëshkuar. Nuk kishte asnjë problem. Do ndëshkohej me të kuq? Patjetër, ato janë episode që më mirë me të kuq se sa të pësonim. Megjithatë, jam i kënaqur me djemtë për atë që dhanë në fushën e lojës. U treguam naivë në disa momente. Goli i parë i Abazajt erdhi me devijim.
U devijua goxha, sepse në atë kënd është shumë e vështirë të shënosh. U bënë disa ndeshje rresht që ne marrim gol me devijim. Normalisht, nuk të vjen mirë. Sot nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Por këto janë ndeshje që vendosen nga një episod” – Tha ai.
(BalkanWeb)
