Disiplina e FSHF ka dënuar me gjobë 100 mijë lekë KF Partizanin për ndeshjen me Vllazninë e cila përfundoi me fitore të shkodranëve.

Sipas vendimit, KF Partizani dështoi të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë e ndeshjes të zhvilluar në stadiumit ‘’Air Albania’’.

Po ashtu zv/trajneri Reinaldo Kalairi është dënuar me 2 ndeshje pezullim për protestë ndaj arbtrit me gjeste e fjalë fyese. Nuk ka munguar as paralajmërimi për Ilir Dajën.

Ndërkohë është çelur hetimi disiplinor për dy lojtarë të Partizanit, Jasir Asani dhe , Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

 

 

VENDIMI NGA DISIPLINA E FSHF

FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb