Lojtari i Chelsea, Reece James, u shpreh i zhgënjyer pas disfatës 2-1 ndaj Arsenalit.

“Është zhgënjyese të largohesh pa asnjë pikë. Kur rezultati ishte 1-1, patëm një gjysmë rasti për ta bërë 2-1, por portieri i tyre bëri një pritje të mirë. Më pas ata fituan një goditje nga këndi dhe arritën të shënojnë.

Ky është futbolli në vitin 2026, ndoshta 90 për qind e golave vijnë nga ndërprerjet. Ata janë ndër ekipet më të mira në botë për goditjet standarde. Janë shumë të vështirë për t’u ndalur dhe sot shënuan dy herë. Edhe ne realizuam një gol dhe patëm një tjetër mundësi, por nuk ishte dita jonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb